Ka filluar bllokada një orëshe në vend të protestës kundër propozimit francez

Në Shkup, për disa ditë me radhë po mbahen protesta kundër propozimit francez.

Ndërsa për sot aktivitetet e qytetarëve që 6 ditët e fundit protestuan kundër propozimit francez vazhdojnë  me bllokada në të gjithë vendin, ndërsa nga partia opozitare VMRO-DPMNE njoftuan se të shtunën nuk do të ketë protesta në shenjë respekti për bashkëqytetarët myslimanë që festojnë festën.  E për të dielën në orën 19 është paralajmëruar sërish protestë. Bllokada ka filluar në orën 13 dhe do të zgjasë deri në orën 14 në Shkup para Qeverisë, si dhe në rrugët kryesore Shtip – Veles, Strumicë – Radovish dhe Pletvar – Prilep.

Për shkak të propozimit francez, gjatë gjashtë ditëve të fundit u mbajtën protesta nën moton “Ultimatum, JO, faleminderit” para Qeverisë Ministrisë të Punëve të Jashtme dhe Kuvendit, ndërsa protestat e mbrëmshme kaluan të qetë dhe pa incidente, ndryshe nga ato të mëparshmet ku u lënduan policë dhe disa protestues u arrestuan./Klanmacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share