Conferenc League: Nesër ndeshja kthyese Shkupi – Hegelmann

CIHAT ARSLAN: DO TË DALIM ME FORMACIONIN MË TË MIRË

FC Shkupi, të enjten në arenën “Todor Proeski” në Shkup zhvillon ndeshjen kthyese të raundit të parë e vlefshme për kualifikim në raundin e dytë Konferencë Ligë. Për ndeshjen  në fjalë sot në konferencën zyrtare para gazetarëve pikpamjet e tyre për ndeshjen i dhanë trajneri Cihat Arslan dhe futbollisti Renaldi Cefas.

Trajneri  Arsllan  theksoi se kjo  ndeshje ka rëndësi të madhe jo vetëm për klubin por edhe për rejtingun e futbollit në nivel shteti, andaj përkundër rezultatit të thellë  sërish do të del me formacionin më të mirë.

“Sa më përket mua, tek une nuk ka reservist të gjithë janë lojtarët e mijë dhe të gjithë janë të gatshëm të luajnë në njëmbdhjetshin e parë. Normalisht që mvaret se si do të rrjedh rezultati gjatë ndeshjes. Ndoshta disa futbollistë që kanë luajtur më pakë do të kenë rastin të luajnë më tepër. Por do të dalim me  formacionin më të mirë pë të nxjerr rezultat të mirë”, tha Cihat Arslan, trajner i FC Shkupit.

Në ndeshjen e parë Renaldo Cefas ishte autor katër golave, për ndeshjen kthyese sërish kanë bërë përgatitje të duhura për paraqitje dinjitoze.

“Gjatë javës jemi përgadit mirë edhe fizikisht edhe mentalisht, pasi na pret ndeshje e rëndë ndaj do të luajmë sikur rezultati të jetë  0-0. Kështu që  të përgatitur e presim ndeshjen”, tha Renaldo Cefas.

Ndeshja  nFC Shkupi – Hegelman , luhet nesër në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 21:00/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share