Futboll: Takime interesante në pesë kampionatet më forta Evropiane

Gjatë ditës së sotme në kampionatet më të forta europiane zhvillohen ndeshje mjaftë interesante si në Premier Liga, Seria A, La Liga, Ligue 1 dhe Bundesliga.

Spikasin derbit në Premier Ligë, me Chelsea që do jetë nikoqir i Arsenalit. ‘Topçinjtë’ kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe ndaj rivalit të qytetit.Por, për ekipin e Mikel Artetës nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë, pasi ‘Blutë e Londrës’ gjithashtu luajnë për pikët e plota. Ndeshja Chelsea – Arsenali zhvillohet në ‘Stamford Bridge’, me fillim nga ora 13:00.

Ndërkaq kryendeshja tjetër e kësaj jave është ajo në mes Tottenham Hotspur -Liverpool. ‘Reds’ po kalojnë në një periudhë të vështirë këtë edicion, andaj ‘Spurs’ mund të cilësohen si favorit. Megjithatë Liverpoooli vazhdon të jetë një skuadër e madhe, dhe pritet të luajë për tri pikët ndaj Tottenham. Ndeshja Tottenham – Liverpoooli fillon nga ora 17:30.

Një derbi I madh sot do të zhvillohet edhe në Torino në kampionatin Italian të Seria A, aty ku do të përballen Juventusi – Interi. Të dy klubet po kalojnë në një moment pothuajse të njëjtë sa i përket rezultateve. Përballja Juventus – Inter nis nga ora 20:45.

Në ligën italiane të Seria A, sot takohen edhe Roma – Lazio që fillon në orën 18:00.

Në La Liga të kampionatit spanjoll ndeshje mjaft interesante sot zhvillohet mes Atletico Madrid dhe Espanyol, kjo ndeshjet fillon në orën 14:00.

Në Ligue 1, të Francës skuadra e PSZH-së në transfert përballet me ekipin Lorient me fillim në orën 13:00.

Ndërkaq në Bundesligën gjermane sot në program janë vetë dy ndeshje Bayer Leverkusen – Union Berlin në ora 15:30 dhe Freiburg – 1.FC Köln në orën 17:30\

Përgatiti; Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share