NJË JAVË JANË NË GREVË NDËRSA SOT BLLOKUAN RRUGËN PARA SHKOLLËS
Arsimtarët e shkollës fillore “26 korriku” nuk po e shijojnë përfundimin e vitit shkollor.
Ata, sic njofton KlanM, bllokuan rrugën duke shprehur në këtë mënyrë revoltën për emërimin e drejtores së re. Arsmitarët ka një javë që bojkotojnë para shkollës ndërsa kërkesa e tyre nuk po merret parasysh.
“Arsimtarët do të vazhdojnë me bojkotin deri sa të realizohet kërkesa e tyre edhe pse nuk është mirë kjo pasi që ka një javë që arsimtarët rrijë para shkollës duke bojkotuar ndërsa dikush bën politikë ditore. Kjo nuk është në rregull” – tha një arsimtar.
Në ditët në vijim, sic njofton KlanM, do të protestojnë para komunës dhe ministrisë së Arsimit.
“Nuk përjashtohet mundësia të shkojmë edhe në komunë por ndoshta edhe deri në ministri. Ne jemi të vendosur në kërkesat tona. Ky është vullneti i kolektivit. Nuk është vullneti im personal. Duhet të respektohet vullneti i kolektivit dhe do të shkojmë deri në fund” – tha arsimtari.
Pak pas përfundimit të vitit shkollor, komuna e Shuto Orizares emëron drejtor të ri. E për këtë kryetari i Komunës së Shuto Orizares, sic percjell KlanM, thotë se gjatë ditëvë në vijim do të ketë mbledhje me të gjitha palët pas çka shpreson se do të ketë epilog pozitiv. /KlanMacedonia/