Ministrat e BDI-së i dorëzuan dorëheqjet Kovaçevskit, do të jenë të vlefshme nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një letre publike drejtuar Kryeministrit Dimitar Kovaçevski e ka informuar atë se ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japin dorëheqje nga postet që aktualisht janë duke i ushtruar, përjcell KlanMaqedoni.

Ahmeti në letër thekson se dorëheqjet, materializohen me automatizëm në momentin kur opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese.

Në vijim ua sjellim të plotë letrën e kreut integrist, Ali Ahmeti drejtuar Kryeministrit

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I nderuar Kryeministër, Dimitar Kovaçevski,
duke vlerësuar se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një fazë kritike të së ardhmes sonë evropiane,
duke patur peshën e integrimit si organizatë politike në 20 vitet e fundit,
duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh,
duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës se do ti votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria,
duke qenë të zgjedhur legjitim nga vullneti i votuesit shqiptarë,
duke qenë të vetëdijshëm për shpresat dhe ëndrrën e njerëzve për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane,
duke qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe unë, mbetemi të përkushtuar në përcaktimin se integrimi euroatlantik, me të drejta të plota i shtetit, përpos se në NATO, edhe në Bashkimin Evropian,si dhe aleanca e pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare e fetare,
Ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japin dorëheqje nga postet që aktualisht janë duke i ushtruar!
Dorëheqjet, z. Kryeministër, materializohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese.
Tetovë, 30 korrik 2023.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share