Lista e zezë e SHBA-ve, Aggeler: Do të ketë edhe emra të tjerë

KOVAÇEVSKI: ËSHTË MESAZH I RËNDË PËR VENDIN

Ramiz Merko vazhdon të jetë i pari i komunës së Strugës, edhe pasi Departamenti i Shtetit e vendosi atë në listë të zezë atë përshkak të provave për përfshirje në afera korruptive. Ambasadorja amerikane Anxhella Ageler deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i marrin seriozisht të gjitha akuzat dhe provat për korrupsion, ndërsa paralajmëroi zgjërim të listës.

Jam e sigurt se do të ketë emërime të tjera të tilla, por se kur do të ketë nuk mund të them. Ky proces bëhet me shumë kujdes. SHBA e merr këtë shumë seriozisht dhe ne i marrim shumë seriozisht akuzat dhe provat e korrupsionit. Populli i Maqedonisë së Veriut, qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të kenë zyrtarë të zgjedhur të cilëve mund t’u besojnë” – tha ambasadorja amerikane, Anxhella Ageler

Kryeministri Dimitar kovaçevskit duke komentuar pëfshirejn e Merkos në listën e zezë të SHBA-së tha se ky është mesazh i rëndë për vendin, ndërsa shprehu revolt ndaj sistemi gjyqsor në vend që deri më tani nuk i ka pasur këto të dhëna për kreun e Strugës.

“Akuzat që janë bërë për vendosjen në listën e zezë të kryetarit të Komunës së Strugës janë të rënda. Janë të bazuara në disa fakte. Autoritetet tona hetimore dhe gjyqësore duhet të hetojnë pretendimet e bëra nga Departamentit i Shtetit dhe të pyesin veten se si Shtetet e Bashkuara arritën të kenë një informacion të tilla të cilët janë disa mijëra kilometra larg nga këtu ndërsa autoritetet tona nuk kanë arritur deri më tani të arrijë deri te këto informacione” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

E ministri i Arsimit nga radhët e BDI-së njëherit stugan Jeton Shaqiri në lidhje me këtë tha se qëndrim i BDI-së, që të kemi proces vetingu për të gjithë funksionarët nga nivelet më të ndryshme. Reagime ka pasur edhe nga partitë opozitare. Lëvizja Besa dhe Alternativa kërkuan dorëheqejen e menjëhershme të Merkos, ndërsa Pokuroria Publike dhe MPB-ja të marrin masa adekuate. ASH-ja ka kërkuar që Pokuroria për ndekje të korruspsionit të hapë lëndë ndaj Merkos për të garantuar llogaridhënie. “Kjo është vetëm një arsye pse BDI duhet të shkojë në opozitë”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja, duke shtuar se institucionet nuk duhet të heshtin por të reagojnë menjëherë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share