MPB: I rremë denoncimi për fëmijë të zhdukur – një grua privohet nga liria!

“E dyshuara nuk ka qenë shtatzënë”

Ministria e Brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore të Shkupit ka zbardhur rastin lidhur me pretendimet për fëmijën e zhdukur në Qendrën Klinike dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë.

MPB-ja njofton se pas denoncimit të gruas me iniciale L.A ishin ndërmarrë masa dhe aktivitete konkrete.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Janë bërë kontrolle të detajuara në sistemin e Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup për pacientët e pranuar dhe është konstatuar se L.A herën e fundit ishte hospitalizuar në vitin 2019. Gjithashtu janë bërë kontrolle në sistemin e Klinikës së Fëmijëve dhe nuk ka pasur fëmijë të regjistruar siç ka denoncuar L.A. Më 08 Mars 2023 është konstatuar se L.A nuk është shtatzënë dhe pas bisedës me mjekët dhe nga dëshmitë e grumbulluara është vërtetuar se denoncimi i L.A është i rremë”, thonë nga MPB.

Gjatë ditës së djeshme, prindërit e pretenduar, u përpoqën që përmes mediave të alarmojnë se është zhdukur foshnja e tyre pesëmuajshe që mjekohej në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri, por nga kjo Klinikë njoftuan se nuk ka një rast të tillë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar Publik, L.A është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share