FC Shkupi sipas të gjitha gjasave do të mbetet edhe pa njërin nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip Besir Demirin, i cili ka oferta nga disa klube.
Në deklrataën e tij ekskluzive për KlanMaqeni ai tha:
”Çdo gjë do të dihet sigurtë ditëve në vijim pasi të gjejmë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit për ndërprejen e kontratës e cila skadon pas një viti. Ka disa oferta mjaftë tërheqëse nga klube vendore dhe jashtë të shohim pas bisedave me drejtuesit e klubit dhe do të vendosi për të ardhmen”.
Mbrojtësi 28-vjeçar Besir Demiri ishte pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U-21 në kampionatin Europian që u mbajt në Poloni në vitin 2017, ndërsa ka luajtur për ekipin e Shkëndijës, Dinamo të Tiranës, Kukës, Zhilinë, Mariupolin, ndërsa te Shkupi erdhi verën e vitit të kaluar, me të cilët firmosi kontratë dy vjeçare. /KlanMacedonia/