Liga e Konferencës: 51 gola në 16 ndeshje, mesatarisht mbi 3 gola për çdo ndeshje!

TIRANA, ALBANIA – MAY 25: A detailed view of the match ball during the UEFA Conference League final match between AS Roma and Feyenoord at Arena Kombetare on May 25, 2022 in Tirana, Albania. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

U luajtën ndeshjet e raundit të katërt në Uefa Konferencë Ligë, Në 16 ndeshjete në të gjitha grupet janë shënuar 51 gol.

Spikasin fitoret e Fiorentinës dhe Vijarealit, ndërkohë që surprizë mund të konsiderohet suksesi i arritur nga Apollon Limasol, Partizani i Beogradit dhe Kluzhit, respektivisht ndaj AZ Alkmarit, Këlnit dhe Slavias së Pragës. Ndërkohë plot 6 gola u shënuan në duelin ndaj Slovan Bratislavës dhe Bazelit, ku ishte titullar dhe Taulant Xhaka. Te zviceranët rrugën e rrjetës e gjeti Andi Zeqiri në minutën e 72-të. Por duhet përmendur edhe disfatën e ballkanit kundër ekipit Sivasspor në minutat e fundit të ndeshjes me përmbysje. Shtrohet pyetja çka po ndodh me kampionin e Kosovës që dy ndeshje pëson ne çastet e fundit.

Rezulatet komplet të raundit të katërt në UEFA Konferencës Ligë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bashakshehir – RFS 3-0, Fiorentina – Harts 5-1, Austria Vjenë – Vijareal 0-1, Partizan Beograd – Këln 2-0, Apollon – AZ Alkmar 1-0, Djurgarden – Gent 4-2, CFR Kluzh – Slavia Pragë 2-0, Sllovan Bratislava – Bazel 3-3, Ballkani – Sivasspor 1-2, FCSB – Silkeborg 0-5, Hapoel Beer Sheva – Lech Poznan 1-1, Nice – Slovaçko 1-2, Shamrok Rovers – Molde 0-2, Vaduz –Dbipro 1-2, West Ham – Anderlecht 2-1, Zalgiris – Pyunik Yerevan 2-1.

Ndeshjet e raundit të pestë do të zhvillohen më 27 tetor.

KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share