Diamantet janë gurë të çmuar me veti unike qëmund të gjenden në mantelin e Tokës, rreth 100 milje nën sipërfaqe.
Nxjerrja e diamantit është një proces jashtëzakonisht intensiv i punës, i cili, për më tepër kërkon investime të konsiderueshme kapitale, veçanërisht në fillim.
Teknologjia e nxjerrjes së diamantit përbëhet nga tre faza. Në fazën e parë, minerali grimcohet dhe ndahet në kimberlite diamanti dhe shkëmbinj shoqërues. Kjo bëhet pikërisht në minierë në instalime speciale. Në fazën e dytë, minerali grimcohet përsëri, kimberliti i pastër i diamantit ndahet në 4 kategori në varësi të madhësisë së grimcave dhe diamantet çlirohen nga shkëmbi shoqërues.
Për dekada, shkencëtarët e kanë ditur se shpërthimet vullkanike të një shkëmbi magmatik të njohur si kimberlite mund të përmbajnë diamante në matricën e tyre shkëmbore dhe pika të tilla të nxehta të kimberlitit mund të gjenden në Afrikën e Jugut, në verilindje të SHBA-së dhe në Siberi.
(Kimberliti është një shkëmb magmatik që njihet si matrica kryesore pritëse për diamantet.
Studiuesit nga Universiteti i Wollongong Australia analizuan prej vitesh gjeologjinë e Tokës për të kuptuar më shumë mbi mantelin dhe bërthamën e planetit.
Studiuesit përdorën superkompjuterë në Infrastrukturën Kompjuterike Kombëtare në Canberra të Australisë që i ndihmoi studiuesit në eksplorimin e mistereve të bërthamës së brendshme të Tokës për të krijuar modele gjeodinamike dhe për të kapur lëvizjen e saktë të tektonikës së pllakave, si dhe shpërthimet e njohura të kimberlitit në të gjithë globin. Modelet llogaritën me saktësi shpërthimet në Afrikë, Rusi dhe Brazil dhe shpjeguan pjesërisht shpërthimet e njohura të kimberlitit në SHBA dhe Kanada. Studiuesit thanë se këto shpërthime ndodhin zakonisht kur pllakat tektonike zhyten.
Përmes kësaj analize kompjuterike u zbuluan po ashtu shpërthime të mundshme të kimberlitit në
Antarktidën Lindore dhe në Yilgarn Craton të Australisë Perëndimore. Modele të tilla gjeodinamike mund të ndihmojnë në nxjerrjen në pah të zonave të mbushura me diamante dhe vendndodhjet e shpërthimeve të ardhshme të kimberlitit, por gjithashtu mund të ndihmojnë shkencëtarët të identifikojnë kobaltin dhe nikelin – mineralet e nevojshme për të fuqizuar tranzicionin e energjisë së gjelbër të njerëzimit – si dhe metalet e rralla të tokës.
Të kuptuarit e motorit gjeologjik nën këmbët tona ndihmon në ndriçimin e të kaluarës së largët të planetit, por mund të na ndihmojë të sigurojmë dhe të ardhmen./tvklan.al