1 në 8 shqiptarë me probleme në veshka

Mjekët: Hipertensioni, kripa apo obeziteti ndikim negativ

1 në 8 persona në Shqipëri vuan nga problemet në veshka. Mjekja nefrologe, Benereta Hoxha shprehet se vitet e fundit këto sëmundje ndeshen edhe tek grupmosha të reja.

“Sëmundjet e veshkave kanë ardhur në rritje, ashtu si edhe sëmundjet e tjera. 1 në 8 persona sot vuan nga sëmundjet kronike të veshkave”, thotë mjekja nefrologe Benereta Hoxha.

Hipertensioni, obeziteti apo përdorimi i tepërt i kripës janë disa nga faktorët që përkeqësojnë më tej sëmundjet në veshka.

Specialistja rendit disa nga shenjat që tregojnë se veshkat kanë probleme.

Specialistët rekomandojnë sa më shumë konsumim të ujit, aktivitet fizik dhe mbi të gjitha të qëndrojmë sa më larg kripës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share