Futboll: Struga TL dhe Shkëndija vendosin për titullin kampion

Pas kompletimit të javës së 28-të në Ligën e parë të fubollit vendor si duke janë zgjedhur  disa dilemma sa i përket ekipeve prtendente per titullin kampion për sezonin 2022/2023, por edhe për ekipin që do të luan në balotazh për të siguruar  mbijetesën në elitën e  futbollit.

Kandidat më serioz dhe kryesor për titullin kampion tanimë duhet  se  kanë mbetur vetëm Struga Trim Lum që ka 53 pikë dhe Shkëndija me 50, ndërsa Shkupi pas barazimit në Kavadar tani me 46 pikë pothuajse nuk ka gjasa për të mbrojtur titullin. Tani mbetet që në pesë ndeshjet e fundit të mësohet çdo gjë sa i përket renditjes definitive të tabelës së klasifikimit.

Duket se me pesë raunde përpara, gara për fron është një duel mes Strugës Trim Ljum dhe Shkengjisë, tri pikë ndajnë dy skuadrat, por pason një duel mes tyre në Tetovë. Gjithashtu, dy skuadrat do të luajnë me kryetarë, ndaj nëse nuk e fitojnë titullin, lojtarët e Shkupit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në kampionin e ri.

Orari i tre ekipeve  të para  në pesë ndeshjet e fundit:

KF Struga Trim Lum – 53 pikë:

Tikveshi

Bregallnica

Sileksi

Shkëndija

Shkupi  

KF Shkëndija – 50 pikë:

Sileksi

Makedonia GjP

Shkupi

Struga Trim Lum

Rabotniçki

FC Shkupi – 46 pikë:

Bregalnica

Sileksi

Shkëndija

Makedonija Gj.P

Struga Trim Lum

Java e fundit e kampionatin në Ligën e Parë të futbollit zhvillohet me 14 maj , ndërsa  një javë më pas do të zhvillohet ndeshja e balotazhit për plotësimin e  një vendi në elitën e futbollit vendor sipas të gjitha gjasave  do të jetë pëfrballje  Skopje – Vardari.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share