Nisin procedurat, Cristiano Ronaldo mund të deportohet nga Arabia Saudite

Cristiano Ronaldo kapi organet gjenitale kur dëgjoi thirrjet e tifozëve, të cilët brohoritën emrin e Leo Messit. Ky veprim i tij ka acaruar tej mase tifozët dhe opinionin në Arabi

. Të shumtë janë tifozët që po kërkojnë deportimin e tij nga Arabia Saudite. Madje avokatja e njohur, Nouf bin Ahmed ka gati ankesën të cilën do ta dorëzojë Prokurorinë Saudite kundër portugezit.

“Kryerje e veprës penale të paturpësisë publike” është akuza që ka hedhur në padi avokatja arabe. Kjo konsiderohet si një krim i çnderimit publik dhe është një nga krimet që sjell arrestim dhe dëbim nëse kryhet nga një i huaj”, tha avokaja që ka studiuar të drejtën ndërkombëtare.

Edhe gazetari i njohur arab, Ozman Abu Bakr ka kërkuar nga Federata që t’i ndërpresë kontratën Ronaldos pasi që sipas tij veprimi i tij ishte imoral dhe kundër shtetit arab./Indeksonline/

https://twitter.com/wtrx5/status/1648438613473128448

Lexo gjithashtu
Total
0
Share