Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve europianë për sezonin 2022/2023 do të përballen Real Madridi – Manchester City dhe AC Milan – Inter. Dyshet gjysmëfinaliste u mësuan pas përfundimit të ndeshjeve kthyese te çerekefinales mes Bayern Munich – Manchester City (1:1) dhe Inter – Benfica (3:3).
Ndeshja kthyese në “Allianz Arena” mes kampionit të Gjermanisë, Bayern Munich dhe Manchester City pas 90 minutave lojë mjaft interesante përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1. Autor të golave në këtë ndeshje ishin Joshua Kimmich nga penaltia për Bayernin, ndërsa Erling Haaland për ekipin angez. Haland në këtë ndeshje huqi edhe penalti.
Ndeshja e pare e gjysmëfinales Real Madrid – Manchester City zhvillohet më 10 maj, ndërsa ajo kthyese më 17 maj.
Ndërsa në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano , Interi dhe Benfika luajtën me barazim 3:3, por fal fitores në ndeshjen e parë prej 2:0 në Lisbonë, në gjysmëfinale u kualifikua skuadra e Interit. Autor të golave për italianët ishin Barella, Martinez dhe Correa, ndërsa për portugezët shënuan Aursnes, Antonio Silva dhe Musa.
Gjysmëfinalja e parë Milan – Inter do të zhvillohet më 9 maj, ndërsa ndeshja kthyese me 16 maj.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/