Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen Ukrainë – Maqedonia e Veriut

Raporti: Shaban Sinani – Pragë, Çeki

Rruga e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për të arritur në “Euro 2024”  duhet të kalojë nga Praga, aty  ku sot zhvillohet ndeshja e raundit të gjashtë në grupin C, të eliminatoreve kundër Ukrainës.

Aktualisht në Grupin C, kryeson  Anglia me 13 pikë, para Italisë, Ukrainës, Maqedonisë së Veriut që kanë nga 7 pikë dhe Maltës me 0 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke u bazuar në situatën aktuale dhe  në orarin e ndeshjeve deri në fund të kualifikimeve ndeshjet që duhet zhvilluar, takimi i sotëm për të dyja kombëtaret është vendimtare.

Për të përkrahur reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në Pragë kanë  udhëtuar afro 1000 tifozë.

Stadiumi “Epet Arena”  në Pragë Republika Çeke

Shikues;  13000

Referi – Sllavko Vinçiq – Slloveni

UKRAINA: Bushchan, Riznyk, Mykhaylichenko, Svatok, Sydorchuk, Malinovsky, Yeremchuk, Buyalskyl, Nazaryano, Pikhalonok, Vanat, Karavaiev

Seleksionuesi: Sergiy Rebrov

MAQEDONIA E VERIUT: Dimitriovski, Musliu, Manev, Serafimov, Alioski, Ashkovski, Atanasov, Elezi, Bardhi, Elmas , Miovski

Seleksionuesi: Bllagoja Milevski

Në ndeshjen  tjetër të grupit C, në Bari  takohen Italia – Malta.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share