Neymar, së shpejti baba për herë të dytë

Futbollisti e ka ndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale

Neymar dhe Bruna Biancardi do të bëhen së shpejti prindër. Ylli brazilian i futbollit dhe e dashura e tij modele kanë ndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet e tyre sociale.

‘Do t’i bashkohesh një familjeje të bukur, me një vëlla, gjyshër, xhaxhallarë dhe halla që tashmë të duan shumë’, ishte mbishkrimi që shoqëronte postimin.

Fëmija është i dyti i futbollistit, i cili ka një djalë me ish të dashurën e tij Carolina Dantas.

Neymar dhe Bruna besohet se kanë filluar të takohen në vitin 2021, por e mbajtën private lidhjen e tyre të dashurisë përpara se ta bënin publike në Janar 2022.

Megjithatë, çifti u nda në Gusht 2022, përpara se të ribashkoheshin me njëri-tjetrin. Në atë kohë, modelja konfirmoi ndarjen, ndërsa hodhi poshtë thashethemet për një tradhti të mundshme nga ana e futbollistit.

Neymar luan si sulmues për skuadrën e njohur Paris Saint-Germain, ndërkohë që është edhe në kombëtaren braziliane.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share