Inter “çalon” në repartin e sulmit, rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve

Katër bomberat peshojnë rëndë në buxhetin e zikaltërve

Inter në krizë identiteti. Zikaltërit duket shumë larg formës së treguar në Champions League, teksa rrezikojnë të mbeten jashtë këtij kompeticioni përmes kampionatit. Një ecuri që nuk ka kënaqur aspak drejtuesit, që kanë vënë në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi futbollistë tepër kualitativ. Por pavarësisht se nën urdhërat e tij ka lojtarë si Lautaro, Xheko, Korrea e Lukaku, Inter vuan për të gjetur rrugën drejt rrjetës.

Ndërkaq, goli i fundit për Korrea daton vitin e shkuar, ndërsa “Big Rom” ka realizuar në aksion që nga java e parë e kampionatit. Performancë e zymtë që mund të ndikojë te rezultatet në fushë, me shterpësinë e sulmuesve që kthehet në problem serioz. Inter rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve përmes kampionatit edhe pse distancat me rivalët janë minimale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share