Euro 2024 me teknologjinë më të avancuar deri më tani

Kampionati Evropian i futbollit “Euro 2024” po afrohet dhe është koha për të mësuar disa detale rreth këtij kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Drejtori i përgjithshëm i referëve në UEFA Roberto Rosetti, i ka prezantuar disa direktiva që lidhen me arbitrimin në garën që do të mbahet në verën që po vjen, duke iu referuar më së shumti përdorimit të sistemit VAR, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Euro 2024 pa dyshim se do të jetë Evropiani më i avancuar ndonjëherë teknikisht, me shtimin e teknologjisë së topit të lidhur me VAR, “offside” gjysmë automatik (SOAT) dhe me teknologjinë e vijës së portës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Topi zyrtar do të përmbajë censorë lëvizjeje që do të dërgojnë të dhënë të sakta në kohë reale, duke i ndihmuar gjyqtarët dhe VAR-in e UEFA-s për ta identifikuar çdo prekje që ndodh, duke e reduktuar kohën e shpenzuar për zgjidhjen e rasteve të pozitave jashtë loje, topave të prekur me dorë dhe penalltive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share