Besimtarët Katolikë kremtojnë Pashkët

ARQIPESHKVI STOJANOV: KY BREZ PËRBALLET ME SFIDËN E INTELEGJENCËS ARTIFICIALE

Besimtarët katolik kremtojnë festën e madhe Pashkët – Ringjalljen e Krishtit. Tradicionalisht, shënimi qendror u mbajt mbrëmë në kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Krishtit” në Shkup, ku u shërbye liturgjia e ringjalljes, percjell KlanM.

Në këtë frymë, sic njofton KlanM, ishte edhe mesazhi I kreut të Kishës Katolike, Kiro Stojanov.

“Besimi ynë në Zotin e Ringjallur mund ti fitojë të gjitha frikat, shqetësimet me të cilat përballemi.Në Krishtin e ringjallur mund të llogarisim sikurse edhe gjatë historisë krahas kohërave të stuhishme dhe kërcënimeve për njerëzimin. Cdo gjeneratë ka luftën dhe sfidat e saja. Kësisoji edhe ky brez përballet me sfidën e intelegjencës artificiale, ku shoqëria jonë duhet të jep përgjigje morale, etike dhe juridike ku teknologjia duhet të jetë në shërbim të njeriut e jo anasjelltas dhe të mbrohet dinjiteti njerëzor dhe ambienti jetësor. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve për të shkruar antrolopogjinë e re dhe të hiqet Zot inga diskutimet shkencore. Këtu është edhe lufta bërthamore, që është një opsion I papranueshëm në rregullimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe është në kundërshtim me parimet për respektimin e jetës dhe dinjitetit të njerëzve dhe dhuratës nga Krijuesi”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share