LSM: Greva po jep rezultate, në nivel lokal pagat rriten

Në tre ditët e para të grevës së përgjithshme në sektorin publik pagat ndaj një numri të madh të punonjësve në sektorin publik me angazhim në Qytetin e Shkupit, komunat ose në Ndërmarrje publike të themeluara nga Qyteti i Shkupit  komunat tashmë janë harmonizuar për 2.806 denarë konform rritjes së pagës minimale, theksojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Për harmonizimin e 2.806 denarëve të pagave të të punësuarve në sektorin publik mirëkuptim kanë autoritetet lokale dhe kryetarët e komunave bashkë me drejtorët e Ndërmarrjeve publike që e kanë kuptuar nevojën që t’i ndihmohet punëtorit në këtë kohë të vështira.

Kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe komunës së Manastirit, Toni Konjanovski tashmë kanë pranuar kërkesën kryesore të grevistëve për rritjen e pagës së të punësuarve në sektorin publik për 2.806 denarë në vlerën neto konform rritjes së pagës minimale dhe i rrisin pagat e të punësuarve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Greva e përgjithshme organizohet nga LSM për mbrojtjen e të drejtave ekonomike dhe sociale dhe plotësimin e kushteve të punësimit

Fatkeqësisht, nuk ka sinjale nga qeveritarët apo mazhoranca qeverisëse në parlament që pranojnë kërkesat e grevistëve, edhe pse ata janë në grevë të përgjithshme për herë të parë në 20 vjet.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share