Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku ka humbur jetën tragjikisht Francisco J. Naval Pérez, i njohur shkurt me emrin Paco, lojtar i Chipionas, që militon në Kategorinë e Dytë të të rriturve të krahinës së Andaluzisë.
Paco u vra me thikë nga një tjetër 20-vjeçar me të cilin, me sa duket, nuk kishte asnjë lidhje. Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar. 24-vjeçari ka marrë një plagë me thikë në gjoks, në orën dy të pasdites, pa thënë asnjë fjalë dhe pa pasur asnjë lidhje me agresorin.
Lojtari i ri ishte i martuar dhe kishte një vajzë. Edhe pse u transferua në spital, nuk mundi të mbijetonte. Vrasësi i dyshuar, i cili nuk kishte precedentë për këtë lloj krimi, po mbahet në qeli në pritje të gjykimit.
Shumë klube, madje edhe nga LaLiga (si Reali i Madridit), i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të viktimës.