FFM: KF Gostivarit dënohet me -3 pikë dhe me 1000 Euro

Futbollisti Hristovski pezullohet për gjashtë muaj

Komisioni i Disiplinës pranë FFMsë ka sjell vendim për çështjen “Gordijan Hristovski” te KF Gostivari.

Gordijan Hristovski nuk do të ketë të drejtë të luajë në gjashtë muajt e ardhshëm për shkak të shkeljes së rregullores diciplinore.

Këto janë vendimet:

– KF Gostivari dënohet me marrjen e 3 (tri) pikëve dhe gjobë prej 1000 euro për shkak të shkeljes disiplinore që lidhet me regjistrimin e futbollistit Gordijan Hristovski;

-Futbollistit të KF Gostivari, Gordijan Hristovski, do t’i shqiptohet masa disiplinore – Ndalimi i pjesëmarrjes në ndeshje në periudhë prej gjashtë muajsh për shkak të shkeljes disiplinore – neni 84, paragrafi 1, alinea 6 të rregullores diciplinore.

Me  tre pikët e  hequra, Gostivari  tani  me 12 fitore, 4 vbarazime  dhe  1 disftaë mbetet  me  40  pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share