Struga TL – Breidablik zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori”në Ohër

Federata e Futbollit të Maqedonisë së fundi ka marrë konfirmimin nga UEFA se stadiumi “Biljanini Izvori” në Ohër do të jetë nikoqir i ndeshjes së play off-it Struga Trim Lum kundër BrejdaBlik nga Islanda për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Përfundimisht ndeshja e parë e fazës së play off-it mes Struga Trim Lum dhe Breidablik nga Islanda do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit, ky është vendimi zyrtar pasi që FFM-ja ka marr konfirmim zyrtar nga UEHA

Ditëve të fundit më të madhe është spekuluar se kjo ndeshje historike për Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë gjegjësisht në “Elbasan Arena” të Elbasanit

Ky është një lajm shumë i mire për të gjithë futboll dashësit në veçanti ato strugan pasi ekipi i tyre kanë nevojë për përkrahje më të madhe për ta arritur ëndrrën për kualifikim në

Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Breidablik të Islandës do të luhet me 24 gusht. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share