Të shtunën zhvillohet lufta Krasniqi – Nikarkhoev

Boksieri Robin Krasniqi të shtunën në Audi Dome në Munchen të Gjermanisë do të përballet me boksierin më të mire belg, Timour Nikarkhoev.

Në matjen zyrtare të peshave që u zhvillua sot, Robin Krasniqi doli me 79.3 kilogramë, ndërsa kundërshtari i tij pati peshë 80.5 kilogramë.

Krahas luftës kryesiore të mbrëmjes Robin Krasniqit me Timur Nikarkhoev, në ring do të ngjiten edhe Shefat Isufit, I cili do të lufton për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë.Boksierin tjetër shqiptar, Musa Avdimetaj (I njiohur me emrin James Kraft), do të luftojë për titullin WBC Internacional.

Sipas asaj që është thënë, kjo mbrëmje e madhe e boksit do të organizohet nga sponsori i Robin Krasniqit, Burim Hazrolli, kurse do të transmetohet nga dhe Art Motion.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share