50 çiklistë garuan për festat e nëntorit në Tetovë

Për më të mirët organizatori ndau kupa, medalje dhe mirënjohje     

Në kuadër të festave të nëntorit “Klubi i Çiklizmit Feniks”  në bashkëpunim me Komunën e Tetovës organizuan garë me çiklistë profesionist dhe amatorë ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Bilall Kasami. Për garën që ka karakter festiv trajneri i klubit të çiklizmit Feniks nga Tetova, Jusuf Lazami për Klan Maqedoni deklaroi se kjo lloj gare do të shndërrohet në traditë.

Sot mbahet gara e nëntorit, tradicionale, këtë e organizon Komuna e Tetovës në kuadër të festave të nëntorit, ne marrim pjesë si klubi Phoenix Cycling Tetova, gara do të organizohet edhe për profesionistë edhe për hobist apo amatorë, dhe do ta ketë karakterin tradicional, në kuptimin ta them jo ultra profesional, por të jetë si një maratonë apo kros i traditës”, deklaroi Jusuf Lazami.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gara filloi nga Sheshi Iliria, tek rrethi apo qarku i madh dhe përfundoi tek rrethi afër Monopolit. Gara kryesore kishte dhjetë xhiro apo 20 kilometra. Për më të mirët organizatori ndau kupa, medalje dhe mirënjohje./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share