Doni të keni një bark të sheshtë? Hiqni këto zakone të jetës së përditshme

Nga marrja e kavanozit të ëmbëlsirave kur jeni të stresuar e deri tek ngrënia gjatë natës, ekspertët listojnë zakonet kryesore që çojnë në dhjamë të rrezikshme të barkut.

Ajo që shumë mund të mos e dinë, është se disa zakone të jetës së përditshme mund të shkaktojnë dhjamë tek barku. Dietologët na i prezantojnë ato dhe na këshillojnë të bëjmë krejt të kundërtën nëse duam të shmangim marrjen e dhjamit.

-Të dhënat tregojnë se konsumimi i një deri në dy kanaçe me gaz në ditë rrit shumë shpejt perimetrin e belit. Vlerësohet se përqendrimi i lartë i sheqerit në pije joalkoolike çon në një rritje të oreksit dhe si pasojë një rritje të peshës. Ndaj është më mirë të zgjidhni lëngje frutash natyrale pa sheqer të shtuar ose nëse qëllimi juaj është të shuani etjen, preferoni më të mirën nga të gjitha, ujin.

Madhësia e pjatave mund të ndikojë në sasinë e ushqimit që konsumojmë. Hulumtimet tregojnë se ata që përdorin një pjatë të madhe hanë 77% më shumë spagetti sesa ata që përdornin një pjatë të mesme. Të ngrënit në një pjatë të vogël çon në një ndjenjë më të madhe të ngopjes.

Ngrënia e ushqimit në orët e vona të natës. Sidomos pas orës 20:00, ngrënia e ushqimit natën duket se ndikon negativisht në disa parametra metabolikë, duke përfshirë peshën trupore dhe yndyrën e barkut. Përveç kësaj, ushqimet e ngrëna në mbrëmje janë zakonisht me densitet më të lartë energjie në krahasim me ato që hahen gjatë ditës.

-Ju hani kur jeni të trishtuar, të zemëruar ose të mërzitur. Nëse kjo ndodh rregullisht, atëherë uria juaj është “emocionale”. Me fjalë të tjera, ju hani në përgjigje të gjendjes emocionale në të cilën jeni. Nëse dëshironi të humbni yndyrën e barkut dhe të balanconi peshën tuaj, është koha të kërkoni arsyen themelore pse i drejtoheni ushqimit dhe kërkoni mënyra të tjera për t’u marrë me situatat emocionale që përjetoni.

-Një orë gjumë më pak gjatë natës mund të çojë në konsumimin e deri në 500 kalorive shtesë gjatë ditës, sipas një studimi të fundit nga Mayo Clinic. Tani ka një numër në rritje kërkimesh që sugjerojnë se mungesa e gjumit po ‘kërcënon’ peshën. Arsyet për këtë lidhen me disrregullimin hormonal të shkaktuar nga të gjithë natën në trup. Përveç disrregullimit hormonal, privimi i gjumit ndikon edhe në rregullimin e qetë të niveleve të sheqerit në gjak. Përveç kësaj, gjumi i pamjaftueshëm rrit nivelet e hormoneve të stresit, i cili është gjetur të jetë i lidhur me shtimin e peshës, veçanërisht në zonën e barkut./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share