Tentuan të sulmojnë policët, arrestohen 3 shtetas të Bullgarisë

DEMIRXHIEV: NUK KEMI ARDHUR PËR TË PROVOKUAR

Si pasoj e defektit në sistemet kufitare, delegacioni bullgar i kryesuar nga ministri i Brendshëm, Ivan Demerxhiev arriti në mesditë për të vendosur lule në varrin e Goce Dellçevit. Ai tha se nuk kanë ardhur për të provokuar, ndërsa shprehi shqetësimin në lidhje me rënien e sistemit në kalimin kufitar Deve Bair, për çka tha se qeveria bullgare do të dhurojë gjeneratorë për vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut.

“Menjëherë do t’i dhurojnë tre gjeneratorë të rrymës në pikat kufitare të Maqedonisë, në mënyrë që të mos kenë probleme si “dështimi i sistemit” të sotëm, i cili bëri që qindra makina të presin me orë të tëra. Kjo sjellje e tillë është e papranueshme, aq më tepër që nuk “përputhet me drejtimet në të cilat po lëvizin dy kombet tona” – tha Ivan Demerxhiev, minister bullgar i Puneve te Brendshme.

E në pikën kufitare Deve Bair pati edhe tensione në mëngjes.

Policia arrestoi 3 shtetat bullgar të cilët kanë ofenduar zyrtarët policorë, ndërsa më pas kanë tentuar fizikisht t’i sulmojnë policët.

“Rreth orës 12:45, në pikën kufitare “Deve Bair” ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike nga shtetasit bullgar G.Z (35), A.H (50) dhe R.H (54), të cilët fillimisht me fjalë, në mënyrë të vrazhdë dhe në mënyrë të pahijshme kanë ofenduar ndërsa më pas kanë tentuar të sulmojë fizikisht policët të cilët po kryenin veprime zyrtare, me ç’rast janë ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit” – thone nga MPB.

Pas rikthimit në funksion të sistemit edhe në vendkalimin kufitar Deve Bair qarkullimi po vijon nomralisht. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share