Enada Hoxha, koreografja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kthehet pas 6 vitesh në skenë si prima balerina në çeljen e kalendarit artistik. “Antikiteti modern” i Igor Stravinski do të vijë më 4 dhe 5 Shkurt nga trupa e baletit nën drejtimin e një dirigjenti spanjoll. Teksa ndan më shumë detaje për shfaqjen gjatë kësaj pasditeje në “Rudina” në Tv Klan, Enada zbulon se partneri i saj, Gerd Vaso, i cili do ta shoqërojë sërish në skenë, ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me ekranin.
Enada Hoxha: Gerdi përveçse ka filluar të largohet nga ekrani për sa i përket intervistave…
Rudina Magjistari: Pse?
Enada Hoxha: Ka bërë zgjedhjen e tij dhe në këtë rast unë e para duhet të filloj ta respektoj dhe të tërë ata që e ftojnë. Por për hir të së vërtetës Gerdi në këto momente është në prova me Arditin që ka orarin e provave dhe me të mbaruar, shkon dhe shoqëron djalin në stërvitje që vazhdon të jetë, është i njëjti angazhim. Kështu që nuk është justifikim por është e vërteta.
Por nga TKOB ku po zhvillojnë provat, Gerd Vaso i ka dërguar një mesazh partneres së tij të jetës dhe skenës.
Gerd Vaso: Enadë, unë po të përshëndes nga skena dhe po të jap një këshillë. Të mbledhësh emocionet dhe kur të dalim në skenë të mos më thuash “çfarë ka, çfarë ka, çfarë ka për pjesën”, domethënë të mbash mend gjithçka siç duhet./tvklan.al