Endi rrëfen momentin e vështirë gjatë xhirimeve: Më ra të fikët, po shtrëngoja fustanin dhe…

Endi Demneri e cila është shpallur “Miss Universe Albania” për këtë vit ka rrëfyer në “Jo Vetëm Modë” edhe peripecitë e rrugëtimit të saj.

Ajo thotë se i është dashur të qëndrojë më orë të tëra duke realizuar sete fotografike e madje tregon një rast kur prej lodhjes, i ka rënë të fikët.

Orinda Huta: Por edhe lodhesh njëkohësisht.

Endi Demneri: Është lodhje e paparë!

Orinda Huta: Mirë po ndonjë situatë problematike, që e kujton që të ka ndodhur gjatë xhirimeve?

Endi Demneri: Ooo më ka rënë njëherë të fikët!

Orinda Huta: Vërtet, po pse?

Endi Demneri: Kam qenë shumë e lodhur, nga ora 3 deri në 8 të darkës dhe unë kam një tip që unë nuk ankohem kurrë. Siç isha duke shtrënguar fustanin dhe yyppp…Po no, e mora veten më mbrapa, isha më e fortë se më përpara.

Miss-i thekson se po bën çdo ditë përpjekje që të ketë një performancë sa më të mirë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, ku do të garojë me bukuroshe nga e gjithë bota.

“Po merrem me disa surpriza, Endi do bëjë disa gjëra të reja por kur të jetë momenti do ua them. Miss-in e mbarova si ëndërr, e përjetova. Shpresoj të dal e bukur atje, e dua me shpirt, po përpiqem çdo ditë. Bëj prova, çohem në 6, kam dietën ushqimore. Po përpiqem me të vërtetë shumë, që të bëj një diferencë, e t’i jap me të vërtetë emër këtij vendit tonë të vogël, po shumë të bukur. Influence po më pëlqen shumë sepse shijoj pjesën e veshjes së rrobës së re, prezantimit”, u shpreh ajo./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share