Persona të maskuar afër barrikadës në Mitrovicën e Veriut, ende nuk ka nisur heqja e tyre

Prej mëngjesit të kësaj të enjteje gazetarja Blerta Dalloshi Berisha gjendet në veri të Kosovës, ku siç ka raportuar herë pas here, ende nuk ka filluar heqja e barrikadave.

Gazetarja raporton se gjatë mesditës disa persona kanë qëndruar për rreth gjysmë ore afër barrikadës në veri të Mitrovicës. Ajo ka arritur t’i filmojë ata dhe siç mund të shihet disa prej tyre janë të maskuar.

Dalloshi Berisha thotë se deri më tani nuk ka ende asnjë lëvizje për heqjen e barrikadave në veri. E vetmja barrikadë e hequr këtë të enjte ishte ajo në Merdarë, e vendosur në anën e Serbisë.

Kjo barrikadë ishte vendosur mesnatën e së mërkurës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share