Prania e sulmuesit në kombëtare solli tension me Griezmann, edhe Lloris, Pogba e Giroud kishin dyshime
Karim Benzema ka pasur përplasje me sulmuesin tjetër Antoin Grizman, ndërsa disa prej yjeve të kombëtares kishin frikë se ai do të kishte një ndikim të keq në Katar.
Fituesi i “Topit të Artë” për 2022 pësoi një dëmtim pak para nisjes së Kupës së Botës dhe u largua nga grumbullimi i përfaqësueses.
Por në vazhdim pati spekulime se ai do të ribashkohej me “Gjelat”, pasi luajti në një miqësore me Real Madridin.
Por Benzema refuzoi që të kthehej te “Lë Blë”, pasi pati përplasje me trajnerin Didier Deshamps.
Gazeta sportive spanjolle “AS” raportoi se Grizman ishte i shqetësuar se mediat sociale i kishin kushtuar një vëmendje të madhe sulmuesit të Real Madridit dhe jo atij gjatë përgatitjeve, si edhe gjatë turneut.
Edhe sulmuesi tjetër Oliver Zhirud si edhe kapiteni Hugo Loris kishin mëdyshje sa i përket impaktit të 35 vjeçarit brenda grupit.
Por edhe Pol Pogba, i cili nuk u grumbullua në botëror për shkak të një dëmtimi kishte dyshime sa i përket rolit të Benzemasë në ekip.
Sulmuesi i Realit në vazhdim vendosi që të mos ndiqte më në Instagram shokët e kombëtares, me përjashtim të pesë personave, të cilët janë Eduardo Kamavinja, Aurelien Tchouameni, Kylian Mbappe, Raphael Varane dhe Marcus Thuram.
Benzema luajti me Francën në 97 takime, ku shënoi 37 gola. Debutimin ai e bëri në sfidën ndaj Austrisë në vitin 2007.
Klan News