Argjentina u kurorozua kampione e botës, pasi ia doli që në Katar 2022 të ngrejë lart Kupën e Botës, teksa në finale mposhti Francën. Përveç Lionel Messit që padiskutim ishte protagonist kryesorë në këtë turne, një tjetër argjentinas ka shkëlqyer në Katar.
Julian Alvarez mund të quhet edhe lojtari i vitit 2022 për arritjet që bëri këtë vit, pasi siguroi kalimin te Manchester City, rivalizoi denjësisht Lautaro Martinez për një vend titullari në kombëtare, ndërsa uli në stol sulmesin e Interit.
Alvares në Kupën e Botës shënoi 4 gola dhe dhuroi një asist, duke u kthyer në një dyshe fantastike me idhullin e tij, Messin. Pikërisht për këto paraqitje, vendi që ka lindur ka vendosur të shpërblejë arritjen e lojtarit. Klubi ku Alvarez u rrit ka vendosur që stadiumin e qytetit ta quajë “Julian Alvarez”, vendim që e zbuloi presidenti i klubit në një prononcim për “Tyc Sports”.
“Stadiumi ynë do të mbajë emrin e Julianit, i cili gjithashtu do të shpallet qytetar nderi i Calchin”, deklaroi kreu i Atleticho Calchin, skuadra që përfaqëson qytezën me 3 mijë banorë nga vjen Alvarez.