Borrell flet për Thaçin: Ne e arrestuam, sa ishte akoma president

Arrestimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte një nga temat për të cilat përfaqësuesi i Lartë për Politika të Jashtme dhe te Sigurisë, Josep Borrell, kishte vendosur të përmendte në fjalimin e tij në Forumin për të Drejtat e Njeriut me temën “Ndaloni mosndëshkimin – Rruga drejt llogaridhënies dhe drejtësisë”.

Borrell tha se Bashkimi Evropian po formon mekanizma për zgjidhje post-konflikt. Këtu ai përmendi Kosovën dhe Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Ne po formojmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet post-konfliktit. Dua të përmend Kosovën, Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ish-presidenti i Kosovës tani është në Amsterdam në pritje të gjykimit dhe misioni ynë policor në Kosovë (EULEX) ishte i ngarkuar për ta arrestuar kur ishte president në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share