Xhaferi: S`kam bërë presione për veten dhe familjen time

Kryeparlamentari Talat Xhaferi I ka mohuar informacionet se duke shfrytëzuar pozitën e tij ka ndikuar që biri i tij ta jep para kohe  provimin e jurisprudencës.

“Asnjëherë, askund, askujt nuk I kam bërë presion për cfarëdoqoftë që ka të bëjë me statusin tim dhe të familjes sime” – tha gjatë press-konferencës së përbashkët me homologun nga Kosova Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Reagimi I Xhaferit vjen thuajse një muaj pasi Komisioni Antikorrupsion kishte zbuluar rastin, por nuk kishte mundësi të hap procedurë për shkak se dokumentet për provimin e jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë i ka ruajtur vetëm një vit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share