Bardhyl Idrizi, i njohur më gjerë për publikun si Bardhi, ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca në programin “Zemër Luana” mbrëmjen e kësaj të diele në Tv Klan.
Në sfidën e tij përballë Miss-it shqiptar Trejsi Sejdini, Bardhi zbuloi të thëna e të pathëna. Dyshja duhet të zbulonin sekretet e bashkëpuntorëve të tyre ose duhet të pinin shotsin, duke humbur pikë nga sfida e tyre.
Një nga personazhet që Bardhi duhet të zbulonte një sekret ishte këngëtarja Fifi. Askush nuk e dinte, por dyshja paska pasur disa përplasje dhe arsyeja ka qenë kënga e tyre.
“Jam kapur 5-6 herë me Fifin për këngën”, u shpreh Idrizi teksa shtoi se do të ketë sërish një bashkëpunim mes tyre.
Ndërkohë teksa krah tij ndodheshin producenti Çelik Lipa dhe menaxheri i tij Jetmir Agaj, ky i fundit për të fituar më shumë pikë në këtë sfidë, vendosi t’i përgjigjet edhe pyetjes pikante. Ajo ishte se mes Bardhit dhe Fifit, cili ka tekstet më të bukura. Jetmiri u shpreh se Bardhi shkruan tekste më të bukura se Fifi./tvklan.al