Tensionet në Mitrovicë, banorët të shqetësuar

NATO angazhon 3700 trupa, Eulex ka rreth 200 policë në zonë

Situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë. Ne nuk mund të jetojmë kështu tha Gafurr Begu, një banor i pjesës veriore të qytetit të ndarë etnikisht.

Një patrullë policie u sulmua ditët e fundit në veriun e paqëndrueshëm të Kosovës, ku u plagosur një oficer, pasi trupat e policisë u dërguan në rajon në një përpjekje për të zëvendësuar qindra policë serbë që dhanë dorëheqjen muajin e kaluar për një mosmarrëveshje për targat e veturës.

Ky veprim mund të nxisë më shumë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës pasi shumica serbe në veri e konsiderojnë veten pjesë të Serbisë.

“Ata të cilët i kundërvihen sistemit, pushtetit, policisë, juridiksionit, institucionit të Kosovës, me ta duhet të merret ligji”, tha një banor.

Oficerët e policisë së Bashkimit Evropian dhe trupat paqeruajtëse të NATO-s janë vendosur në urën që ndan pjesën jugore dhe veriore të qytetit.

Mitrovica është e ndarë mes serbëve në veri dhe shqiptarëve në anën jugore të lumit Ibër dhe ka qenë në qendër të mosmarrëveshjes së gjatë midis Beogradit dhe Prishtinës.

Rreth 50,000 serbë që besohet se jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, afër kufirit me Serbinë që mbështeten nga Beogradi dhe nuk i njohin institucionet kosovare.

Shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Petar Petkovic tha se Serbia do të konsiderojë kthimin e deri në 1000 forcave tona të sigurisë në territorin e Kosovës. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, akuzoi Beogradin për mbështetjen e grupeve kriminale në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një kusht kyç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kryetarët serbë në komunat veriore të Kosovës, së bashku me gjykatësit vendas dhe rreth 600 policë, dhanë dorëheqjen nga puna muajin e kaluar në shenjë proteste ndaj një vendimi të qeverisë për të zëvendësuar targat e makinave të lëshuara nga Beogradi me ato të Prishtinës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share