Serbi: Zgjedhjet – nis heshtja parazgjedhore!

TË DIELËN VOTOHET NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE DHE LOKALE

Në Serbi, në mesnatë ka hyrë në fuqi heshtja parazgjedhore që do të zgjasë deri në mbylljen e vendvotimeve, të dielën në ora 20.00.

Të dielën do të hapen 8.273 vendvotime, prej të cilëve 81 jashtë Serbisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi do të ndiqen nga 5.587 vëzhgues të vendit dhe të huaj, që paraqet numër rekord sa I përket mbikqyrjeve të zgjedhjeve – thanë autoritetet serbe.

Qytetarët e Serbisë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të zgjedhin 250 deputetë të parlamentit serb. Do të votohet edhe për zgjedhjet krahinore në Vojvodinë.

Të dielën mbahen edhe zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna, ndër të cilët edhe në Beograd.

Komisioni Republika Zgjedhor i Serbisë ka njoftuar se numri I votuesve për zgjedhjet parlamentare është 6.500.165, kurse në Beograd 1.613.190.

Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 18 lista me 2.818 kandidatë për deputetë.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të dihen deri në Vitin e Ri. Atëherë nis afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit dhe 90 ditë për formimin e Qeverisë.

Gjatë 43 ditëve të fushatës zgjedhore në Serbi kanë dominuar tre cështje kryesore për partitë e pozitës dhe opozitës.

Nëse Serbia do të zbatojë sanksione kundër Rusisë dhe nëse do t`i zbatojë obligimet e Marrëveshjes me Kosovën dhe a do të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit në BE ose Serbia do t`u kthehet vendeve të BRIKS-it?

Koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste parimisht kanë pranuar planin evropian, por kundërshtojnë pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Partitë proevropiane të koalicionit “Serbia kundër dhunës” nuk kanë një qëndrim të përbashkët, por partitë e djathta serbe janë “pro” hedhjes poshtë të planit franko-gjerman./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share