E operuar prej kancerit, detyrohet të pres 30 ditë për një eho
Duke pritur protestën e stafit mjekësor në Klinikën e Onkologjisë, gazetarëve iu afrua një grua e moshuar për t’ua qarë hallin.
“Unë jam e operuar nga kanceri dhe përsëri është ënjtur nën sqetulla. Një xhirim nuk mund ta bëj që ta di se çka kam. Tre ditë vijë, as privat as në institucionet shtetërore nuk mund të gjejnë asnjë termin. Si mund të më ndihmoni…Duhet të pres 1 muaj, a kjo nuk mund të pres”, thotë pacientja Alltana Ibraim.
Fillimisht, tentuam që të bisedojmë me mjekun që po e trajton Alltanën.
Gaezateri: Kush iu pranoi tani?
Pacientja: Askush nuk më pranoi.
Gazetari: Të shkojmë së bashku?
Pacientja: Të shkojmë.
“Tre ditë me rend vjen për termin për eho. Është në gjendje të rëndë për shkak se kacinom dhe nuk mundet me prit. Çdo ditë e kthejnë.
A ka ndonjë doktor që është në ndërrim e që mundemi me fol me të? Ose ndonjë përgjegjës.
Është grua e moshuar dhe nëse e len…”, pyet gazetari Furkan Saliu punonjësen tek sportlei i klinikës.
Pasi pritëm 20 minuta, mjeku nuk erdhi. U drejtuam drejt radiologjisë.
E në radiologji, si në klinikat tjera, kaos i vërtetë.
Pacient që nuk i kanë marrë rezultatet, pacient në gjendje të rëndë shëndetësore që nuk mund të vijnë në radhë për të bërë inçizimin.
“Kam bë inçizimin tomografik, pres që 35 ditë një rezultat. Përsëri e kërkova më thanë që nuk është gati”, ankohet pacienti Gani Aziri.
Gazetari: A rrezikohet jeta juaj nëse vonohet rezultati?
Pacienti: Si jo, unë duhet të operohem prej një tumori këtu. Si jo.
Fatmirësisht, dikush u interesua për rastin e Alltanës, e mori përsipër që të hënën në mëngjes të bëhet xhirimi.
Pas tre ditëve dhe dy orë pritje, ajo u nis për në shtëpi.
Zonja Alltana është vetëm njëri prej rasteve të shumta të pacientëve që nuk mund ta marrin shërbimin e duhur në kohë. Në rastin e saj situata është edhe më e rëndë sepse jeton e vetme dhe gjithkund duhet të vrapojë pa ndihmën e askujt.
Tetori ishte edhe muaji i luftës kundër kancerit në gji. Është jetike që të detektohet në kohë. 30 % prej pacientëve që e detektuar në kohë dhe me mjekimin adekuat janë shëruar plotësisht.
E në rastin e Sulltanës, termini ishte i rezervuar për më 29 dhjetor./KlanMacedonia
Përgatiti: Furkan Saliu