Kostoja e fotografisë me “Levicën” u pagua shumë shtrenjtë. Kështu vlerësoi Artan Grubi sonte i pyetur për qëndrimet e tij në lidhje me Aleancën për Shqiptarët. Sipas Grubit, partia e drejtuar nga Taravari ka bërë mirë që i ka ndërprerë raportet me VMRO-në e Mickoskit.
“Në radhët e ASH-së ka ndryshime radikale. Në deklaratën e fundit ishte që janë të papranueshme politikat e VMRO-DPMNE-së dhe se nuk e shohin veten me këtë parti. Brenda disa muajsh ka ndryshim radikal dhe ndërprerje të gjithë komunikimit me VMRO-DPMNE-në…Nuk dua të përziohem në punët e brendshme të asaj partie, por e di që nuk kanë perspektivë aty, e di që votuesit shqiptar nuk do t’i përkrahin në koalicion me VMRO-në”, deklaroi Artan Grubi në Klan Debat përballë gazetares Xhumadije Ibraimi./KlanMacedonia