Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “çorba e rublave” është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Vladimir Putin.
Sipas Ramës, pritja që i ka bërë në vitin 2010, përfaqësuesit rus, Kostantin Kosachev është vlerësuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha si “shumë e rëndësishme”. Sipas kreut të qeverisë, ky takim ka ndodhur “një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg”.
“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata”, shprehet Rama./tvklan.al
Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata! pic.twitter.com/fzXx9nUyJW
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2022