Ditët e kulturës maqedonase në Korçë

Nga e enjtja deri në përfundim të manifestimit, Korça do të pulsojë në frymën e kulturës maqedonase. Përkatësisht, në organizim të Ambasadës së Maqedonisë dhe Qendrës Informative Kulturore në Tiranë do të organizohen “Ditët e kulturës maqedonase”. Manifestimi përbëhet nga disa ngjarje nga fusha e kulturës, arsimit dhe biznesit, të cilat do të realizohen në disa vende të qytetit.

Në ambientet e Fakultetit Filologjik në Universitetin Fan Noli, prof. Violeta Janusheva për herë të parë para studentëve do të prezantojë planprogramin për ligjërata për lëndët e gjuhës maqedonase, ndërsa dekanët e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë do të kenë takim pune në kuadër të bashkëpunimit të vendosur mes universiteteve të Manastirit dhe të Korçës.

Në pjesën e prezantimit kulturor dhe muzikor është ekspozita e NU „Zavod Muzeu Manastir me titull “Ëndrrat e nusërisë” dhe pjesë e trashëgimisë kulturore të Manastirit dhe regjionit, e prezantuar nga drejtoresha Meri Stojanova, si dhe ekspozita e pavarur e artistit Zoran Kardula.

Një theks i veçantë i eventit janë takimet e drejtorëve të agjencive shtetërore për turizmin dhe përfaqësuesve të sektorit të biznesit. Drejtori i Agjencisë për tërheqjen dhe përkrahjen e turizmit, Ljupço Janevski dhe drejtoresha e Drejtorisë Shqiptare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, do të negociojnë modalitetet për bashkëpunim dhe performancë të përbashkët në tregjet e treta.

Aktiviteti do të hapet zyrtarisht nga ambasadori Danço Markovski dhe kreu i Korçës, SotirachFilo, të cilët do të marrin pjesë aktive në aktivitete. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share