Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në një takim, Emisarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç.
Siç thuhet në komunikatën e Presidencës, në takim është biseduar për marrëdhëniet dypalëshese, për situatën në rajon, si dhe për ndikimin e invazionit rus në Ukrainë për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian.
Presidenti Pendarovski, ka theksuar se për RMV-në të rëndësishme janë zhvillimi I marrëdhënieve dypalështe me Mbretërinë e Bashkuar dhe ka interes të vazhdueshëm për përforcimin e bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të ndërsjelltë.
Në këtë kontekst, vijon komunikata, Presidenti Pendarovski ka falënderuar për donacionin britanik të 14 njësive mobile për trajnimin e pjesëtarëve të ARMV-së në mjedis urban, ku pranim-dorëzimi do të bëhet sot në poligonin “Krivollak”, duke e vlerësuar si një konfirmim të aleancës së fuqishme të dy vendeve anëtare në NATO-s.
Në këtë takim janë këmbyer mendime lidhur me nisjen e negociatave aderuese RMV – BE, thuhet në komunikatën e Kabinetit të Presidentit Pendarovski. /KlanMacedonia/