Kaos te Juvja, tifozët të acaruar

Trajneri Allegri në qendër të kritikave pas dështimeve në serie A dhe Evrope, ka 8 ndeshje kohë

Juventusi dhe trajneri Masimiliano Alegri janë në qendër të kritikave nga ana e tifozëve pas dështimit të radhës në Ligën e Kampioneve kundër Makabi Haifas.

Bardhezinjve tani u duhet një mrekulli që të kualifikohen në gjashtëmbëdhjetat e kompeticonit, ndërkohë që edhe në kampionat janë larg pritshmërive.

“Zonja e Vjetër” gjendet në vend të tetë në renditje, shtatë pikë larg vendit të katërt. Në rrjeet sociale janë me mijëra kritikat dhe indinjata për situatën.

Drejtuesit e klubit torinez kanë vendosur që të vazhdojnë t’i besojnë teknikut livornez, raporton gazeta sportive italiane “Tuttosport”.

Por mbështetja nuk do të jetë deri në fund të sezonit.

Alegri ka kohë deri në fillimin e kampionatit botëror. Në total janë tetë ndeshje, ku do të mësohet fati i “Zonjës së Vjetër” në Europë dhe rrugëtimi në kampionat.

Të shtunën, Juvja luan në derbi kundër Torinos, ndërsa më 13 Nëntor, do të jetë përballja e fundit para Katar 2022 ndaj Lacios së Mauricio Sarrit.

Ndërsa në Ligën e Kampioneve, bardhezinjtë duhet të fitojnë të dyja takimet e mbetura ndaj Benfikës dhe PSG-së, e sërish kualifikimi nuk është në dorë të tyre, por nga ajo se çfarë ekipi parisien do të bëjë.

Si rrallë ndonjëherë, Juventusi nuk është më zot i fatit të tij!

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share