Olympiacos befasoi Barcelonën në shtëpi
Me ndeshjet e raundit të parë edhe zyrtarisht ka filluar edicioni i ri 2022/2023 i Euroligës së basketbollit për meshkuj, një event më i rëndësishëm për skuadra në kontinent.
Që në raundin e parë të të këtij eventi nuk ka munguar befasitë në ndeshjen Barcelona – Olimpiakos e cila ka përfunduar me rezultatin 70-80 pë skuadrën greke. Fitore të rëndësishme në cilësinë mysafirit ka shënuar Real Madrid në transfertë me Panathinaikosin me rezultat 71-68, Fitore në transfertë ka shënuar edhe Armani Milano ndaj Villeurbanne me rezultatin 69-62. Kampionët në fuqi pa problem kanë shënuar fitore ndaj Crvena Zvezdës 72-59
Në raundin e parë ka zhgënjyer Bayern Mynih, pasi si vendas ka pësuar nga Fenerbahçe 64-74
Me humbje e kanë nisur aventurën e tyre në Euroleague tri ekipet debutuese: Virtus Bolonja, Partizan Beograd e Valencia Basket, që në këtë event zëvendësojnë skuadrat e përjashtuara ruse.
Rezultatet e raundit të parë
Villeurbanne – Armani Milano, 62-69
Panathinaikos – Real Madrid, 68-71
Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas, 84-83
Valencia Basket – Baskonia Gasteiz, 71-81
Bayern Mynih – Fenerbahce, 64-74
Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 72-59
Alba Berlin – Partizan Beograd, 100-84
Virtus Bolonja – Monaco, 66-83
Barcelona – Olympiacos, 70-80
/KlanMacedonia/