Liga e Dytë: Ndeshje të rëndësishme për Vardarin Voska Sport, Gostivarin dhe Pelisterin

Sezoni vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon sot pas dite me ndeshjet e javës së shtatë. Lideri në renditjen e tabelës Vardari i Shkupit ka një udhëtim të vështirë për të zhvilluar ndeshjen kundër ekipit Kamenica Sasa e cila edhe pse në gjashtë ndeshjet e para nuk ka pasur rezultate të kënaqshme megjithatë kundër Vardarit pritet të japi maksimumin për të fituar tri pikë që janë shumë të rëndësishme.

Voska Sport pas dy barazimeve me konkurrentët e drejtpërdrejt Gostivarin dhe Pelisterin sot para tifozëve vendas takohet me Sllogën e Vinicës, ndeshje në të cilë pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi i llojit të vetë.

Në stadiumin e Reçicës së Madhe, Gostivari është nikoqire e Bellasicës së Strumicës, ndërsa në stadiumin e Vrapçishtit, Besa e Dobërdollit takohet me Teteksin. Në Strugë Karaormani vendas është nikoqire e Arsimit të Çegranit. Detonit Pllaçkovica sfidon Pelisterin, Boreci në Veles takohet me Ohrin dhe Pehçeva përballet me Kozhufin.

Të gjitha ndeshjet e javës së shtatë luhen sot me fillim në orën, 14:00, takohen

Voska Sport – Slloga Vinicë

Gostivari – Bellasica

Besa – Teteksi

Karaormani – Arsimi

Kamenica Sasa – Vardari

Detonit Plaçkovica – Pelisteri

Boreci – Ohri

Pehçeva – Kozhufi

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share