Franca finalistja e dytë e Botërorit 2022

Franca është finalistja e dytë e Botërorit 2022. “Gjelat” kanë mundur me rezultatin 2 me 0 Marokun, skuadër e cila ka qenë surpriza e këtij Botërori.

Golat për francezët i shënuan Theo Hernandez në minutën e 5’të dhe Kolo Muani në minutën e 79’të.

Megjithëse luajtën mirë dhe e kërkuan golin, marokenët nuk arritën të mposhtin portierin francez, Hugo Lloris.

Franca do të përballet në finalen e Botërorit me Argjentinën e Messit të dielën, ndërsa marokenët do të luajnë për vendin e tretë me Kroacinë, ditën e shtunë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share