Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori i NP Rrugët dhe Rrugica, Said Saidi, sot kanë inspektuar fazën përfundimtare të ndërtimit të 26 rrugëve në komunën e Gjorçe Petrovit me sipërfaqe të përgjithshme prej 16.000 metra katrorë.
Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për rrugë që nuk janë asfaltuar më parë, pra po shtrohen për herë të parë me kërkesë të qytetarëve me qëllim përfitiimin e kushteve të cilat iu takojnë. Në fazën përfundimtare është afruar ndërtimi i rrugëve në Stopanski Dvor, me çka është përfunduar projekti i ndërtimit në pesë vendbanime të kësaj komune, përkatësisht në Volkovë, Kisella Jabuka, Dame Gruev, Novo Selo dhe Stopanski Dvor, ku është ndërtuar infrastruktura rrugore në gjatësi prej pesë kilometrash.
“Po punojmë për të gjithë që të sigurojmë kushte adekuate, është përcaktim programor që në Shkup të mos lejojmë pa zhvillim adekuat të jenë pjesë e vendbanimeve të harruara që ishin deri më tani, dhe atë imazh po e përmirësojmë me ofensivën ndërtimore, për të balancuar zhvillim në zonat urbane dhe rurale pjesë e Shkupit”, deklaroi Arsovska.
Drejtori i NP Rrugë dhe Rrugica, Said Saidi, theksoi në inspektim se prej ditës së djeshme ka nisur puna për përgatitjen e asfaltimit të rrugëve, të cilat janë pjesë e fazës finale të projektit.
Kujtojmë që Said Saidi në postin e kryetarit Rrugë dhe Rrugica bashkë me pesë drejtorë tjerë u emëruan një javë më parë pas dorëheqjeve dhe shkarrkimeve të drejtorëve të mëparshëm, të cilët ishin kuadër i VMRO-së./KlanMacedonia/