Alternativa: Anulimi i furnizimit të Spitalit të Tetovës është lajmi më i keq pas zjarrit të vitit 2021

Nga partia Alternativa përmes një kumtese thonë se anulimi i furnizimit të spitalit të Tetovës është lajmi më i keq pas zjarrit të vitit 2021.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

”Informacioni se Ministria e Shëndetësisë e ka anuluar furnizimin për Spitalin Klinik të Tetovës, që nënkupton që në këtë spital të mos arrijnë pajisje në vlerë prej 22 milionë denarësh, është informacioni më i keq që mund ta ketë marrë ky institucion shëndetësor pas djegies së shkaktuar më 2021.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ishte sukses i jashtëzakonshëm ajo që ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ia doli që për Spitalin Klinik të Tetovës të mundësojë pajisje që kurrë më parë në historinë e tij nuk kishte pasur. Kështu edhe me furnizimin që tashmë është anuluar ishte paraparë që në spital të arrijë laparoskop për intervenime kirurgjike, 2 plazma kuagulator, gastroskop dhe kolonoskop. Bëhet fjale për pajisje të domosdoshme për dhënien e shërbimeve cilësore shëndetësore për intervenime kirurgjikale dhe diagnostifikim të kancerit të stomakut (lukthit), zorrëve të holla dhe zorrës së trashë. E tash, pas këtij anulimi, realisht pamundësohet funksionimi normal i sallave të operimit dhe pjesa endoskopike e diagnostifikimit të sëmundjeve malinje

Për Alternativën, që deri ka menaxhuar më resorin e Shëndetësisë, por edhe për qytetarët e zonës së Pollogut, ky është një dëmtim i madh që i bëhet Spitalit Klinik të Tetovës. Pas ministrit Bekim Sali, që kishte aq shumë përqendrim për shëndetësinë e kësaj ane, vendimi i këtillë i ministrit të ri të Shëndetësisë la shumë paqartësi dhe krijon huti se kujt i shërben ky ministër dhe pse vendimin e parë që e merr ai është dëmtimi i Spitalit Klinik të Tetovës” – thuhet në kumtesën e Alternativës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share