Mickoski: E gjithë kjo që na ndodhë pasojë e potencialit të dobët menaxherial që ka në dispozicion Qeveria

Pas takimit dy orësh në mes Kryeministrit Kovaçevski dhe kreut të VMRO-së Mickoski ky i fundit deklaroi se e gjithë kjo që na ndodhë është pasojë e potencialit të dobët menaxherial që ka në dispozicion qeveria dhe kompanitë e ngarkuara me sigurimin e këtyre burimeve

Koha është e shkurtër, situata është e komplikuar kudo në Evropë, por në rastin tonë mendoj e gjithë kjo që na ndodh është pasojë jo vetëm sepse situata në Evropë është e komplikuar, por edhe nga ajo që do të thoja është Potenciali i dobët menaxherial që ka në dispozicion qeveria dhe kompanitë e ngarkuara me sigurimin e këtyre burimeve, deklaroi Mickoski.

Në takim siç është njoftuar është diskutuar rreth planit të opozitës për krizën energjetike./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share