RMV: 81 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 734 të testuarve kanë rezultuar 81 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

Raste të reja: 81
Riinfektime: 20
Të vdekur: 0
Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
Të shëruar: 77
Testime: 734
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 495. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi, Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

Të infektuar: 342.961
Të shëruar: 332.932
Të vdekur: 9.534
Testime: 2.169.626

Lexo gjithashtu
Total
0
Share